top of page


Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm  “Shportën e Vitit të Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri. Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve. Është ndryshe sipas asaj se në vend se ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria të marrim vendime për ngrirjen dhe kufizimin e çmimeve dhe marzheve, dhe zgjidhjeve të tjera jo të tregut në mënyrë që të ndikojmë në uljen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore, në bashkëpunim me odat ekonomike me prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët, sot kemi “Shportën e Vitit të Ri” që rezulton pikërisht nga biznesi", tha ministri Besar Durmishi në prezantimin e sotë të "Shportës së Vitit të Ri" në Qeverin me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski.


“Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind. Shporta konsumatore e Vitit të Ri është ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jetë e vlefshme për një muaj, respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024  deri më 15 janar të vitit 2025, një kohë kjo kur përfshihen disa festa. Me uljen e aksionit të çmimeve janë përfshirë produktet themelore ushqimore nga grupe të ndryshme të produkteve (bukë dhe drithëra, produkte buke, mish dhe përpunime të mishit, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, produkte konditore, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe të pagazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë), etj. Grupet e produkteve u përmblodhën në Listën e produkteve ushqimore në rangun e mbi 675 produkteve, të ofruara nga gjithsej 60 kompani dhe prodhues e shpërndarës”, tha ministri Durmishi dhe theksoi se produktet në listë që do të ofrohen në raftet e zinxhirëve tregtare, do të shënohen me një afishe dhe logon “Më pak harxhime, më shumë për ty”. 


"Me qëllim të promovimit të gjerë të iniciativës "Shporta e Vitit të Ri", në mënyrë që qytetarët të mund të njoftohen me produktet që janë ofruar në Listë nga prodhuesit dhe shpërndarësit, do të ekzistojë ueb-faqe e veçantë "mojakosnica.mk". Lista e produkteve ushqimore nuk është përfundimtare, ajo mund të plotësohet vazhdimisht me produkte të reja dhe kompani të reja para se të fillojë aksioni i “Shportës së Vitit të Ri”, si dhe gjatë kohëzgjatjes së aksionit”, tha ministrja, duke shtuar se ky është aksion që rezulton pikërisht nga kompanitë që tregojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore gjatë festave të Vitit të Ri dhe do të ofrojnë produkte më të lira për qytetarët.


Duke marrë parasysh se ky është aksion që rezulton nga kompanitë dhe nuk është vendim qeveritarë, nuk parashikohen dënime, respektivisht kontrolli nëse janë ulur apo jo çmimet siç i kanë ofruar vetë prodhuesit dhe shpërndarësit, do ta bëjnë drejtpërdrejt qytetarët. Inspektorati Shtetëror i Tregut do të jetë në terren për të përcaktuar nëse janë shënuar të gjitha produktet që janë në listë me çmime të ulura në përputhje me Ligjin për konsumatorët. Ministria e Ekonomisë dhe Punës po punon vazhdimisht për miratimin e masave që do të nënkuptojnë shpenzime më të ulëta për qytetarët dhe mbrojtje të standardit jetësor. Kam nderin dhe kënaqësinë që për këtë aksion kemi pasur interesim të madh nga një numër i madh prodhuesish dhe shpërndarësish, gjithsesi me mbështetjen e tregtarëve. Shpresoj që në periudhën e ardhshme numri i produkteve në listë do të rritet dhe të gjithë së bashku do t'u dalim në ndihmë qytetarëve gjatë festave të Vitit të Ri dhe do të jemi të gjithë së bashku dhe me përgjegjësi shoqërore ndaj qytetarëve", tha Durmishi. 


bottom of page