top of page

Në seancën e 17 të Qeverisë, me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, është miratuar vendimi i cili ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09. të vitit 2024 e deri më 20.10. të vitit 2024.

Marzhi më i lartë tregtar (fitimi) për mallrat për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me shumicë caktohet në shumën totale deri në 5%, kurse në tregtinë me pakicë përcaktohet në një shumë totale deri në 10%. Me këtë masë do të ulen edhe çmimet e mjeteve shkollore, gjë që do të ulë edhe koston e jetesës për qytetarët. Ky vendim është marrë me qëllim që të ofrojmë mbështetje ndaj qytetarëvë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë gjithmonë afër qytetarëve për t’u kujdesur për ta në moment të vështira.

Ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm për qytetarët. Jemi zotuar se do të japim më të mirëm për qytetarët dhe për vendin tonë. Kjo arrihet me punë dhe veprime konkrete.

 

Lista e plotë;

 - Çanta shpine dhe çanta

- Fletore, blloqe, fletore për shënime, kolazhe

- Mjetet e shkrimit (lapsa dhe stilolapsa)

- Ngjyra druri

 - Plastina, teste të modelimit, shtresat

 - Flomasterë dhe markerë

 - Ngjyra të yndyrshme

 - Ngjyra tempera, akrile, uji dhe brusha

 - Liniarë dhe materiale didaktike

 - Mprehës dhe goma për fshirje

 - Gërshërë për fëmijë

 - Këllëfe, etui dhe aksesorë shkollorë

 - Ngjitës

 - Gjashtëkëndësha, kalkulatorë, kompasë dhe thjerrëza zmadhuese

 - Gota për pajisje dhe mbajtëse

- letër dekorative;

 - Dosjet dhe çantat e kartonit

 - Materiale për përpunim

bottom of page